13 vjet burg për të akuzuarin për “sulm dhe keqpërdorim seksual” ndaj të miturave

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të akuzuarin K.S. për dy vepra të rënda penale të natyrës seksuale, duke e dënuar me 13 vjet burgim unik.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, e gjeti të pandehurin fajtor për veprat penale në vazhdim të “sulmit seksual” dhe “keqpërdorimit seksual të personave nën moshën 16 vjeçare”.

Për veprën e parë, K.S. u dënua me 10 vjet burg, ndërsa për veprën e dytë me 4 vjet burg.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.S. dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy vajzave të mitura, përkatësisht të moshës 12 dhe 14 vjeçare, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe pozitën e tij në raport me viktimat.

“Dje Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.S., për shkak të veprën penale në vazhdim sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 77; veprës penale në vazhdim keqëpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe nga neni 235 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin K.S., e shpalli fajtor për shkak të veprës penale në vazhdim sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet si dhe për veprën penale në vazhdim keqëpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe nga neni 235 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet, ashtu që konform nenit 76 paragrafi 2 të KPPRK-së të njëjtit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej trembëdhjetë (13) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I pandehuri K.S., akuzohet se në periudha të ndryshme kohore, gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14 vjeçare, nga i njëjti lokalitet, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe moshën e tyre të mitur.
Konform nenin 366 paragrafi paragrafi 1 pika 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika