Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë në Pejë ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ai si dëshmi lidhur me rastin ka proceduar video incizime dhe mesazhe, njofton Dukagjini.
“E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.