Burri sulmon gruan në Prizren, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17 fishekë, njofton Dukagjini.

“SULM /POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS- Rr. Adem Jashari, Prizren / 13.12.2025 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika