Buxhet më i lartë, paratë e çerdheve, digjitalizimit transferohen për tekste shkollore

Afër 10 milionë euro Ministria e Arsimit ka marr nga projektet e mbetura në gjysmë dhe ia ka kaluar shpenzimeve për subvencionim të teksteve shkollore.  Nga njohës të fushës së ekonomisë e nga opozita kjo formë po konsiderohet keqmenaxhim i buxhetit të shtetit dhe amatorizëm. Në ndërkohë, MASHTI nuk ka treguar se pse po praktikohet kjo formë e kalimit të mjeteve nga një projekt në tjetrin.

Objekti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)

Para se të merrej pushteti, Lëvizja Vetëvendosje zotonte se do të ndërtojë 160 çerdhe për katër vjet.

Numri i ndërtimit të tyre nuk ka prekur as 10-shin sepse deri tani kanë arritur të kryhen vetëm nëntë të tilla.

Pavarësisht kësaj, paratë e ndara për ndërtimin e çerdheve, tash Ministria e Arsimit ia ka gjetur vendin diku tjetër.

Ndërmjet një vendimi, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që mjetet të kalojnë për subvencionimin për tekste shkollore.

Dhe paratë e çerdheve nuk janë të vetmet.

Tek buxheti për tekste kanë kaluar edhe ato për investime kapitale, të digjitalizimit, inspektoratit të arsimit e shumë projekte tjera që arrijnë shumën afër 10 milion euro.

“Investimet kapitale në Arsimin para-universitar, merret shuma prej 1,521,000€ (një milion e pesëqind e njëzetë e njëmijë euro) nga kategoria e shpenzimeve “mallra dhe shërbime”.  Ndërtimi i çerdheve modulare në 7 regjionet e Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Gjakovë, shuma prej 1,200,000€”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Kjo formë e transfereve të mjeteve buxhetore nga një projekt në tjetrin po konsiderohen veprime amatoreske.

“Kjo lloj ndarje e linjave buxhetore, duke marr dikah e duke qite dikah tjetër këtu shihet që këta nuk kanë ide dhe japin ide ad-hock që në fakt e dëmtojnë procesin e arsimit. Këto ide dhe këto ndarje është dashur të bëhen në qershor ose në fund të qershorit, kur është bërë rishikimi i buxhetit e jo 15 ditë para se të filloj procesi mësimor”, ka thënë ekonomisti Mustafë Kadriaj.

Në ndërkohë se çfarë do të ndodh me projektet e mbetura pezull, nuk dihet meqenëse përgjegjësit po qëndrojnë të heshtur.

Ministria e Arsimit nuk i është përgjigjur Dukagjinit për këtë mosplanifikim të buxhetit për tekste e madje dhe as ku kanë shkuar mjetet e marra nga projektet milionëshe dhe çfarë ka ndodhur me ato projekte.

Kjo formë e kalimit të mjeteve financiare publike nga një linjë në një linjë tjetër është konsideruar keqmenaxhim dhe madje korrupsion nga anëtar të Komisionit Hetimor Parlamentar për Subvencionimin e teksteve shkollor, respektivisht anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas tyre, me vendimin që prindërit të subvencionohen janë shpenzuar rreth 7 milionë euro më shumë krahasuar me vitet e kaluara.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika