Buxheti i Prishtinës përfshihet në projektbuxhet, Mustafa tërheq amendamentin e LDK-së

Është tërhequr amendamenti i anëtarit të Komisionit për buxhet dhe financa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa për buxhetin e vitit 2026 ndaj Komunës së Prishtinës.

Kjo kërkesë erdhi pasi u votua rekomandimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Siç e kemi parë edhe nga shpjegimet paraprake, kërkesa jonë për këtë komision ka qenë që të shtojmë një nen, nominalisht e kam emëruar ose radhitur si neni 36 në projektligj, që e kam quajtur buxheti i komunës së Prishtinës, ku obligohet ministri, pra Ministria e Financave, që të bëjë përshtatjet e nevojshme të ndarjeve buxhetore, tabelave dhe të tjerave përkatëse në sistemin buxhetor për përfshirje të buxhetit të komunës së Prishtinës për vitin 2026 të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Pasi që patëm pajtueshmëri të gjerë që në fillim të këtij takimi, që buxheti i komunës së Prishtinës i miratuar nga Kuvendi Komunal i datës 6 shkurt të përfshihet në pjesën tabelare, pra duke përditësuar efektivisht ligjin për ndarje buxhetore për vitin 2026, unë po e tërheq këtë amendament”, tha Mustafa./EO

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika