Buxheti mbi 3 miliardë euro, ekonomistët: Rritja erdhi nga çmimet e larta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike buxhetin për vitin 2023, sipas tij ky buxhet do të jetë 3.2 miliardë euro. Për ekonomistët kjo rritje e buxhetit ka ardhur si rezultat i rritjeve të çmimit të produkteve gjatë këtij viti

Ilustrim





Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro. Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri Albin Kurti në një postim në “Facebook”.

Shifër kjo që Kurti tha të jetë më e larta në histori të Kosovës.

Por, njohësit ekonomisë thonë se kjo rritje erdhi për shkak të rritjes së çmimit të produkteve.

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se ky projeksion i buxhetit duhet të analizohet mirë e të ketë ngritje të pagave.

“Është e vërtetë që kemi rritje të të hyrave dhe rritje të eksportit falë ngritjes së çmimit të produkteve, ndërsa ne kemi një ngecje sido që të jetë duhet që ky buxhet të mendohet goxha mirë. Këto projeksione duhet të jenë mirë të analizuara dhe duhet të ketë ngritje të pagave. Duhet që paraprakisht të diskutohet për këtë buxhet”, ka thënë Gërxhaliu.

E ekonomisti Jakup Bellaqa, ka propozuar që ndarja e buxhetit të orientohet kah sektori strategjik që e zhvillon ekonominë  e vendit.

“Është e rëndësishme që nga ky buxhet të mbështesin sektorët strategjik që e zhvillojnë ekonomin e shtetit. Numër një do të duhet të mbështetet shëndetësia duke implimentuar sigurimet shëndetësore. Pastaj sektorët tjerë siç është arsimi duke i përgatitur më shumë shkollat profesionale që të përgatitemi për tregun  e punës”, ka thënë Bellaqa.

Ndër prioritetet kryesore të Qeverisë për vitin 2023, është vendosur sektori i  shëndetësisë ku janë ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal.

Pas kësaj, vije bujqësia ku me mbështetjen nga fondet e jashtme, kryeministri është shprehur se pret ta tejkalojnë vlerën 100 milionë euro.

Derisa, 60 milionë euro janë paraparë për shtesat për lehona e për fëmijë nën moshën 16 vjeçare.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika