Buxhovi: Dhunimet e luftës, të planifikuara

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi ka folur në RTV Dukagjini për librin e tij më të ri “Rrushja” tematika e të cilit prek dhunimet seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Buxhovi i quan të planifikuara këto dhunime si dhe ka shpjeguar arsyet e mosreagimit të faktorit ndërkombëtar e vendor

Rrushja, është titulli i romanit më të ri që ka dalur në treg.

Autor i saj është historiani Jusuf Buxhovi, ndërsa aty flitet gjërë e gjatë për dhunimet seksuale të kryera nga serbët në kohë lufte në Kosovë.

I ftuar nё emisionin “Reader”, Buxhovi tregoi se faktet sipas tij flasin se dhunimet e vitit 1999 ndaj grave dhe burrave shqiptarё ishin tё planifikuara.

Buxhovi historiani dhe shkrimtari, shton se për këto vepra të kryera nga serbët, kanë qenë në dijeni edhe nga ndërkombëtarët.

Ai shpjegon arsyet se pse ata nuk mund të bënin ndonjë gjë për ti ndalur këto veprime.

Autori i librit “Rrushja” thotë se edhe hetuesit e Tribunalit të Hagës, ishin në dijeni për këto krime të kryera ndaj shqiptarëve.

Por, sipas Jusuf Buxhovit mosreagimi kishte një qëllim.

Pos kësaj, Jusuf Buxhovi në këtë libër trajton edhe heshtjen e fakatori politik kosovar, për çështjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës së fundit.

Romani Rrushja nga Jusuf Buxhovi u publikua nё fillim tё muajit maj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika