Analisti Ardian Bytyqi ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani mund të vazhdojë e vetme në politikë, por sipas tij, rrezikon të ketë fat të ngjashëm me Nexhat Dacin, Fatmir Limajn apo Behgjet Pacollin.
Sipas tij, rikthimi në Lidhja Demokratike e Kosovës mund të sjellë edhe përfitime, por edhe përçarje, pasi brenda partisë ka kundërshtime ndaj saj.
“Kjo ‘metamorfoza’ nuk është derivat i vitit 2021. Sepse vazhdimisht ne e kemi parë Vjosa Osmanin që ka qenë nën ombrellën e shumë politikanëve se subjekteve politike. Prandaj, në një farë formë Vjosa Osmani mund të rrugëtoj vet, unë besoj që do të ketë fatin siç e ka pasur LDD-ja e Nexhat Dacit, ose Fatmir Limaj ose Behxhet Pacolli i fundit.
Prandaj, po mendoj që kthimi i saj në LDK, sa do t’i bënë ‘hajrë’ subjektit politike, ndoshta do t’i bënte edhe sherr. Sepse ka figura të tjera brenda subjektit politik të cilët nuk e dëshirojnë Vjosa Osmanin për shkak të asaj tradhtisë së madhe, nëse mund te themi që ia ka bërë LDK-së”, ka thënë Bytyqi në Debat Plus.