Cakolli i KDI-së: Kur mungon shumica, lind obligimi për kompromis, e për të shmangur zvarritjen

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Gjykata Kushtetuese sqaron se partisë fituese i takon të propozojë kandidatin për kryetar të kuvendit dhe se deputetët kanë për detyrim të marrin pjesë në seancë por jo që të votojnë patjetër “pro”.

Cakolli ka shtuar se kur mungon shumica lind obligimi për të zhvilluar diskutime.

“Për herë të tretë, Kuvendi dështoi të zgjedhë Kryetarin e vet. Meqë nuk kishte marrëveshje politike, e kandidatura u tha se do të ishte e njëjtë – ndonëse formalisht nuk u propozua fare – nuk kishte konstituim. Sepse e njëjta formulë nuk do të prodhojë papritur aritmetikë tjetër parlamentare. Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se partia fituese ka të drejtë ekskluzive të propozojë kandidatin për Kryetar, ndërsa deputetët kanë detyrim të marrin pjesë në votim – por jo patjetër të votojnë “pro”.

Prandaj, kur mungon shumica, lind obligimi për të zhvilluar diskutime, për të kërkuar kompromis dhe për të shmangur zvarritjen e mëtejshme – jo domosdo në mes të këtyre seancave krejt të kota. Nëse nuk ka lëvizje, duhet të fillojnë së paku reflektimet – qoftë për qasjen, qoftë për vetë opsionet politike”, ka shkruar Cakolli i KDI-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika