Cakolli: Pa transparencë të plotë, nuk mund të flitet për integritet të zgjedhjeve në Mitrovicë

Eugen Cakolli, KDI

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Mitrovicën e Jugut pas problemeve të evidentuara me fletëvotimet, duke paralajmëruar se mungesa e transparencës nga institucionet zgjedhore e vë në pikëpyetje integritetin e procesit.

Në një reagim publik, Cakolli thekson se çdo fletëvotim i cili nuk ka përputhje ndërmjet kodit të vendvotimit dhe qendrës ku është votuar, duhet të shpallet i pavlefshëm, duke shtuar se ky hap, megjithatë, nuk mjafton për të zgjidhur thelbin e problemit.

Sipas tij, mungesa e një komunikimi të qartë dhe zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shkallën e problemit dhe bartja e përgjegjësisë te kompania CETIS, e cila kishte raportuar për një defekt teknik në procesin e printimit të fletëvotimeve, e kanë bërë rastin edhe më të paqartë.

“Pikë së pari, çdo fletëvotim të cilit nuk i përputhet kodi i vendvotimit me atë ku është votuar, duhet të shpallet i pavlefshëm. Por edhe kjo, në vetvete, nuk garanton se problemi është adresuar në tërësi. Sepse thelbi nuk është vetëm gabimi teknik, por përmasat e tij – pra, sa fletëvotime janë prekur, në cilat vendvotime, dhe a ka pasur ndikim në rezultat. Pa këtë informacion, askush – e sidomos KQZ-ja – s’mund të flasë për integritet të paprekur të zgjedhjeve.

“Sqarimet” e CETIS-it dhe KQZ-së, e bëjnë rastin më të çuditshëm sa më shumë që i lexon. Sepse, mungesa e çfarëdo informate zyrtare nga KQZ-ja mbi shtrirjen reale të problemit, dhe bartja e tërë përgjegjësisë te kompania CETIS, që më shumë krijoi konfuzion sesa sqaroi me deklaratën e saj, është në vetvete tejet problematike.
Nëse as kompania nuk e di sa dengje dhe fletëvotime janë prekur, si mund të garantohet integriteti, kur ende rreth 75% e vendvotimeve të Mitrovicës nuk janë procesuar dhe fletëvotimet e dyshimta nuk janë verifikuar fizikisht?
Çdo deklaratë që e kufizon problemin tek “gabimi teknik” është, në këtë fazë, thjesht spekulim. E në një proces zgjedhor, s’ka më keq se kur një “gabim teknik” trajtohet si rrezik politik që duhet menaxhuar disi, në vend se si problem që duhet hetuar deri në fund”, ka shkruar Cakolli.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika