Ish-diplomati, Blerim Canaj, vlerëson se vendi mund lehtësisht shkon në zgjedhje.
Canaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se presidentja, Vjosa Osmani, nuk e ka mbështetjen e partive opozitare.
“Deri në momentin që po flasim jam shumë skeptik pasi e dimë që i kemi disa numra por në anën tjetër e dimë që zotëri Kurti meqenëse është në dorën e tij jo domosdoshmërisht e dëshiron ndonjë president të cilin nuk e ka në dorë. Që i bie fare lehtë mund të shkojmë në zgjedhje përshkak që deri tani nuk kemi ndonjë shenjë që Kurti e mbëeshtet Osmanin por edhe nëse e mbështetë sërish nuk i ka numrat pasi nuk besoj që Partia Demokratike ka votë për zonjën Osmani e as nga AAK-ja e as disa nga LDK-ja”, u shpreh Canaj.
Canaj, mes tjerash, e përjashtoi përkrahjen e Listës Serbe në zgjedhjen e presidentit pasi u shpreh se ku do të mbetej patriotizmi.
Mes tjerash, ai numëroi edhe disa nga shkeljet kushtetuese që sipas tij i ka bërë Osmani.
“Zonja Osmani e ka kryer punën e saj në përfaqësimin e Kosovës, por kur flaim për punën e saj brenda shpeshë herë e kanë pas mirë partitë opozitare kur i kanë thënë se është notere e Kurtit, ka pasur shkelje kushtetuese e shumë të tjera. Si mund të presim ne që një person i tillë që e shkakrkon kryetaren e KQZ-së pse ka Kurti dëshirë ashtu të ketë edhe një mandat tjetër”, u shpreh Canaj.