Ish diplomati Blerim Canaj në FIVE në RTV Dukagjini ka folur për takimet e mundshme, përkatësisht ftesën e kryeministrit Albin Kurti për krerët e partive opozitare për mundësinë e gjetjes së një emri konsensual për president të vendit.
Ai tutje është shprehur se nëse shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, mund të kalojë presidentja Osmani në LDK dhe mund të marrë një 10% më së shumti.
“Por, prap rezultati 1, 2, 3 do të jetë i njëjtë. E kemi përjetu Lëvizjen Vetëvendosje me 42% por prap kemi shku në zgjedhje dhe tani me 51% nëse shkojmë në zgjedhje prap dhe bie në 40% madje edhe 39%, ne i kemi disa deputet më shumë apo më pak të njërës parti apo të tjetrës në parlament, por dallimi nuk është i madh”, ka thënë ai.
Më tej Canaj është shprehur se nëse ky problem mund të zgjidhet tani, dhe se tani është më optimist për një mundësi të tillë, atëherë ai ka thënë se e kemi një qeveri për katër vitet e ardhshme dhe presidentin.
“Dhe do të merremi me problemet të cilat e presin këtë vend për shkak se ne jemi në një kaos gjeopolitik”, ka thënë ai.
