Çeku pas interpretimit të Bareshës nga Filharmonia e Kosovës: Tinguj të muzikës shqipe në Lisbonë

Ministri Çeku rreth koncertit të mbajtur të Filharmonisë së Kosovës ka thënë se “Tinguj të muzikës shqipe në Lisbonë" pas interpretimit të Bareshës së Nexhmije Pagarushës

Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka reaguar me një postim në facebook ndaj interpretimit të këngës së “Bareshës” nga Nexhmije Pagarusha, e interpretuar nga Filharmonia e Kosovës  në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali.

Ai ka shkruar në facebook “Tinguj të muzikës shqipe në Lisbonë. Performancë e mahnitshme nga Filharmonia e Kosovës”.

Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali, pas koncertit në Lisbonë, Filharmonia e Kosovës do të udhëtojë për në qytetin verior të Portugalisë, Braga.

Në qytetin e njohur veçmas për trashëgiminë kulturore e religjioze, Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e njëjtë në Katedralen e qytetit. Koncerti do të mbahet në mbrëmjen e 22 marsit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika