Çfarë ndodhi më 31 korrik në veri të vendit?

Gjuajtje të fuqishme kishte mes Policisë së Kosovës dhe bandave kriminale në veri të vendit gjatë së dielës. Detaje nga ky aksion ka mësuar RTV Dukagjini. Në videot e siguruara dëgjohen krismat e armëve të përdorura nga serbët

Mitrovica e Veriut

Ende pa rënë muzgu, krisma armësh u dëgjuan në Veri të Kosovës. Përballje të ashpër duket të kenë pasur shqiptarët e serbët.

Veçse këtu shqiptarë ishin policia e Kosovës, të cilët u sulmuan nga banda kriminale serbe.

Burime nga Policia kanë treguar për RTV Dukagjini se si kishte shkuar aksioni përgjatë Liqenit të Ujmanit dhe Zubin Potok.

Në njërën nga urat e liqenit rrugën Policisë ua kishte bllokuar një kamion, mirëpo të cilin më pas e kishin anashkaluar përmes rrugëve alternative.

Krejt këtë rrugë e kishin bërë pasi që njëri nga veturat e policisë ishte sulmuar. Sulmi kishte ardhur nga persona të armatosur e të maskuar.

Rrugët e bllokuara nga barrikadat në Veri

Rreziku pavarësisht që ishte i madh, sipas të njëjtave burime, forcat e armatosura policore kishin arritur të që të depërtonin përmes barrierave

Këtë e kishin bërë duke urdhëruar personat e armatosur që të dorëzoheshin. Të njëjtit nuk kishin shkrepur më armët por Policia nuk ka arritur qe t’i kap pasi ata kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Njësitë e forcave policore me autoblinda kishin zbarkuar në Zubin Potok, ku edhe aty kanë marrë policë të cilët ishin sulmuar paraprakisht nga grupe kriminale.

Këta policë të armatosur e të sulmuar por jo të plagosur, natën e kishin kaluar në Zupç dhe Bërnjak. Krejt këto urdhra Policia i kishte marrë nga komandat i njësitit.

Ndërkohë, dikush që për shumë kohë ka punuar në Policinë e Kosovës tregon se si funksionon zinxhiri komandues brenda një aksioni.

Ridvan Tahiri, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës

“Zingjiri komandues bëhet prej zyrës Operative të Kosovës, është intelegjenca ajo që merr të dhënat nga terreni, zgjillohet zingjiri komandues, vendosen pikat në terren se ku do të vendosen, si do të vazhdojnë me u tërhjek pas një zonës së nxehtë”, ka deklaruar ish-pjesëtari i Policisë, Ridvan Tahiri.

Madje, Tahiri ka treguar detaje se sa kohë zgjatë zakonisht përgatitja për një aksion të ngjashëm të Policisë.

“Njësit operative, njësit Speciale nuk iu duhet më shumë se 10 minuta për më bërë një ndërhyrje të shpejt. Ata djem janë të jashtëzakonshëm dhe nuk iu duhet më shumë kohë”, ka shtuar Tahiri.

Nga intervenimi i Policisë së Kosovës në veri të lënduar kanë mbetur 11 qytetarë, ndërsa janë dëmtuar edhe disa vetura të qytetarëve dhe të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika