Çfarë thuhet në aktakuzën kundër pjesëtarëve të VV-së?

Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi akuzohen për "nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit", ndërsa Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj për "kanosje" në një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale. Sipas aktakuzës, ata akuzohen për shpërndarjen e postimeve nxitëse dhe ofenduese në rrjetin social Facebook kundër gjykatësit, Mentor Bajraktari, dhe prokurorit special, Afrim Shefkiu

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka dhe ish-asamblistit të po kësaj partie, Egzon Azemit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 8 nëntor 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj Arlind Manxhukes, Egzon Azemit, Qerim Elshanit dhe Edi Zenelaj, të cilët ngarkohen se kanë kryer veprën penale “kanosja” dhe “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Manxhuka dhe Azemi ngarkohen për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërkaq  Elshani dhe Zenalaj akuzohen për “kanosje”.

Ata po akuzohen se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special Mentor Bajraktari dhe prokurorin special, Afrim Shefkiu.

Lexo edhe: Azemi i VV-së: Prokuroria më ngriti aktakuzë për një postim në Facebook, kurse shokët e Radojçiqit i liron

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit Manxhuka dhe Azemi, më 28 dhjetor 2022, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social Facebook, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mosdurim ndaj të dëmtuarve Bajraktari dhe Shefkiu, të cilët në cilësi të personave zyrtarë, më 28 dhjetor 2022, kishin marrë vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit Dejan Pantiq.

“Ashtu që i pandehuri Arlind ka shpërndarë postimin me fjalët: “Ky aktgjykim është akttradhëti”, pastaj kanë vazhduar me postime tjera nxitëse “Për kë punon kjo Gjykatë!?, e të ngjashme, ndërsa i pandehuri Egzon ka postuar shkrimin me fjalët: “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pash Toptanit, ndër të tjera, Avniu tha”, ku këtij shkrimi i dyshuari i ka bashkangjitur një fotografi me përshkrimin: “Tradhtarët plumbin e kanë hak””, thuhet në aktakuzë.

Tutje, sipas aktit akuzues, me këto veprime, të njëjtit kanë ndërmarrë veprime të rrezikshme, nxitëse e linçuese me tendenca për të ndikuar apo penguar ushtrimin e funksionit të të dëmtuarve, e cila ka mundur të prishë rendin publik dhe të dëmtojë imazhin dhe integritetin e tyre personal.

Me këtë, secili veç e veç, ngarkohen për veprën penale: “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KRPK-së.

Ndërkaq, sipas aktakuzës, të pandehurit Elshani dhe Zenelaj, menjëherë pas postimeve të të pandehurve të lartcekur, në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e parë, të nxitur nga të njëjtit, të pandehurit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit Afrim Shefkiu dhe Mentor Bajraktari.

“Ashtu që i pandehuri Qerim ka komentuar në postimin e të pandehurit Egzon Azemi me fjalët: “Atij jo plumin po bumen n’goj po u dashke me ja lshu që mos mi jet as copëza me hy n’dhe në tokën tonë!”, ndërsa i pandehurti Zenalaj kishte ndërmarrë aksion duke vendosur grafite në mure me mbishkrimin “Shtyll e Turpit Gjyqtari Mentor Bajraktari dhe Prokurori Afrim Shefkiu”, me ç’rast te të dëmtuarit kanë shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në aktakuzë.

Me këtë, secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale të kanosjes nga neni 181 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika