Cher befason me paraqitjen surprizë në spektaklin e Balmain

Cher i befasoi fansat të mërkurën teksa mbylli spektaklin e Balmain gjatë Javës së Modës në Paris me një veshje të mrekullueshme nga Olivier Rousteing

Cher dhe Olivier Rousteing

Ikona 76-vjeçare e popit u shfaq në skenë pas prezantimit të koleksionit pranverë/verë 2023 të Balmain nga dizajneri Olivier Rousteing.

Cher kishte të veshur latex, një bluzë me korset me një dekolte të thellë. Pamja u kompletua me çizme me platformë të trashë dhe doreza të zeza.

Cher dhe dizajneri francez Olivier Rousteing në Paris Fashion Week

Rousteing dhe Cher ndanë një përqafim dhe ecën nëpër skenë të kapur për dore. Ndërsa në sfond dëgjohej kënga e saj e vitit 1998 “Strong Enough”.

“U ndjeva mirë”, shkroi ajo në Twitter, duke shtuar se ishte “ndoshta sfilata më e mirë e modës ndonjëherë”,raporton The Independent.

Paraqitja surprizë është mirëpritur nga fansat në rrjetet sociale, me një postim që e përshkruan atë si “fundin perfekt për një shfaqje kaq të mrekullueshme”.

Duke folur për WWD , Rousteing e përshkroi Cherin si një “pionere të vërtetë” dhe “ikonë stili”.

“Cher ka qenë një gjithmonë e guximshme, një pioniere e vërtetë, për më shumë se gjashtë dekada, duke mos u ngadalësuar kurrë,” tha Rousteing.

 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika