Christophe Galtier trajneri i ri i PSG-së

Pas shkarkimit të Pochettino, PSG-ja do të emërojë Christophe Galtier si trajnerin e ri të ekipit parisien

Christophe Galtier, trajneri i ri i PSG-së.

Paris Saint-Germain ka shkarkuar Mauricio Pochettino nga posti i trajnerit të tyre, e ka gjetur Christophe Galtier që do të konfirmohet si zëvendësues i tij.

Pochettino është larguar pas 18 muajsh, gjatë të cilëve fitoi trofetë e tij të para si trajner: titullin e Ligue 1 sezonin e kaluar dhe, para kësaj, Coupe de France 2020-21 dhe Trophée des Champions 2020.

Galtier ka lënë punën e tij në Nice pas një sezoni për të marrë postin dhe do të trashëgojë një skuadër që përfshin Kylian Mbappé, Lionel Messi dhe Neymar, njofton The Guardian.

Galtier e udhëhoqi Nice në vendin e pestë pas tre vjetësh e gjysmë në Lille, ku e largoi klubin nga rrëzimi. Përfundoi i dyti në sezonin e tij të parë të plotë, i katërti një vit më vonë dhe më pas fitoi titullin përpara se të jepte dorëheqjen. Ky ishte triumfi i parë i Lille në Ligue 1 në 10 vjet.

Klubi parisien tha në një deklaratë: “Paris St-Germain konfirmon se ka përfunduar bashkëpunimin me Mauricio Pochettino. Klubi dëshiron të falënderojë Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e tyre dhe t’i uroj atyre më të mirat për të ardhmen.”

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika