Cilët janë fituesit dhe humbësit në marrëveshjen tregtare SHBA-BE?

Një marrëveshje që po cilësohet si më e madhja ndonjëherë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian u arrit pas bisedimeve në Skoci, duke tronditur tregjet botërore dhe nxitur debat politik. E shpallur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, marrëveshja ofron më shumë një kuadër orientues sesa një kontratë përfundimtare, me shumë detaje ende të paqarta.

Por edhe ky kuadër i mjafton analistëve për të identifikuar fituesit dhe humbësit e mëdhenj.

Me këtë marrëveshje, Trump ka përmbushur një prej premtimeve të tij më të mëdha – të sjellë një pakt madhor tregtar për SHBA-në. Analizat e para sugjerojnë se BE ka bërë më shumë lëshime. Ekspertët e Capital Economics parashikojnë një rënie të PBB-së europiane me 0.5%, ndërsa SHBA pritet të përfitojë dhjetëra miliarda dollarë nga tarifat e reja të importit. Por gjithçka varet nga të dhënat ekonomike që priten këtë javë – inflacioni, punësimi dhe besimi i konsumatorëve do të tregojnë nëse politika tregtare e Trump po funksionon.

Amerikanët e zakonshëm mund ta ndjejnë këtë marrëveshje në xhep. Një tarifë 15% për mallrat nga BE do të thotë rritje e menjëhershme e çmimeve. Një produkt që më parë kushtonte 100 dollarë, tani do të kushtojë 115 dollarë. Kjo barrë shtesë zakonisht përkthehet në çmime më të larta për konsumatorin final.

Bursat në Azi dhe Europë reaguan menjëherë pozitivisht. Siguria që ofron marrëveshja për investitorët – sado e pjesshme ka gjallëruar pritshmëritë. Analistët vlerësojnë se tarifa 15% është më e ulët se ajo që pritej dhe kjo ka ndihmuar në ngritjen e euros dhe indekseve kryesore.

Marrëveshja duhet miratuar nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së. Reagimet e ndryshme – nga kujdesi i Gjermanisë te zemërimi i Francës – kanë theksuar përçarjet në bllok. Kryeministri francez Francois Bayrou e quajti një “ditë të errët” për Europën, ndërsa Viktor Orban deklaroi se “Trump e hëngri von der Leyen për mëngjes”.

Tarifat për makinat europiane që eksportohen drejt SHBA u ulën në 15%, nga 27.5%, por kjo ende përbën një barrë të konsiderueshme për industrinë gjermane të automobilave. Shoqata VDA paralajmëron se tarifa mund të kushtojë miliarda çdo vit për industrinë.

Ulja e tarifës nga 10% në 2.5% për automjetet amerikane që shiten në Europë është një nxitje për prodhuesit amerikanë, por me komplikime. Makinat që prodhohen pjesërisht jashtë SHBA mund të përballen me tarifa të larta në kthim, duke minuar një pjesë të përfitimit.

Ka pasiguri nëse ilaçet përfshihen apo jo në marrëveshje. Ndërkohë që Von der Leyen pohon se po, Trump ka deklaruar të kundërtën. Çfarëdo versioni të mbizotërojë, industria farmaceutike europiane – me produkte kyç si Ozempic – duket se nuk do të arrijë përjashtimin e shumëdëshiruar nga tarifat.

Një nga zotimet më të mëdha: BE do të blejë 750 miliardë dollarë në energji amerikane, duke përfshirë LNG, naftë dhe karburant bërthamor. Ky është një hap i madh në shkëputjen e BE-së nga energjia ruse dhe në thellimin e bashkëpunimit transatlantik.

Pjesët për avionë dhe aeroplanë do të përjashtohen nga tarifat, duke garantuar vazhdimësi në zinxhirët e furnizimit për kompani si Airbus dhe Boeing. Kjo pjesë e marrëveshjes shihet si model për marrëveshje të ardhshme “zero për zero” edhe në sektorë të tjerë si verërat dhe pijet alkoolike.

Marrëveshja mund të jetë një sukses diplomatik për SHBA-në dhe një sinjal pozitiv për tregjet, por për Europën ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Me shumë shtete ende të pavendosur dhe sektorë kyç të pambrojtur, blloku përballet me një sfidë të re: si të mbrojë interesat e tij pa u përçarë më tej./euronews.al

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika