Çitaku akuzon Qeverinë se po abuzon me vdekjen e të riut në Ujman për propagandë politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë në detyrë, duke e akuzuar se po e përdor tragjedinë e mërgimtarit që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit, për qëllime politike.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se angazhimi i FSK-së në këtë rast po shfrytëzohet për propagandë, duke theksuar se kjo forcë nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të ndihmuar në kërkimin e trupit të një të riu që humbi jetën.

“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmëri njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike? FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë. Por nuk do t’ia dilni. Marre ju qoftë”, ka shkruar Çitaku.

Forca e Sigurisë së Kosovës u angazhua të martën në mëngjes në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në mbështetje të autoriteteve civile, pas kërkesës së bërë nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Kërkimi po bëhet për një 33-vjeçar mërgimtar, i cili dyshohet se të dielën është mbytur pasi u hodh nga ura në liqen.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, si dhe ekipe të EULEX-it.

Për dy ditë me radhë, kërkimet për trupin janë bërë nga Policia dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, por pa rezultat. Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja e ekipeve të specializuara të FSK-së.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika