Çitaku: Binomi Martin – Nagip janë fytyra përfaqësuese e kësaj qeverie

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se arrestimi i Drejtorit të KEK-ut është vetëm maja e icebergut në një skemë piramidale të mafisë energjetike

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Ngaip Krasniqit, nga Policia e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Binomi Martin [Berisha] – Nagip [Krasniq] janë fytyra përfaqësuese e kësaj qeverie”, ka vlerësuar e dyta e PDK-së, Çitaku.

Më tej Çitaku ka treguar për skemat piramidale të mafisë energjetike.

“Kjo që pamë sot me Drejtorin e KEK-ut njëherësh zyrtar i lartë i VV-së është vetëm maja e icebergut e një skeme piramidale të mafisë energjetike”, ka përfunduar nënkryetarja e PDK-së.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika