Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas një organizimi në Vatikan, ku siç ka thënë, është anashkaluar Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë.
Çitaku e ka cilësuar këtë situatë si “katrahurë” dhe “jo serioze”, duke theksuar se anashkalimi i misionit diplomatik shkel çdo praktikë shtetërore dhe protokolare.
Ajo gjithashtu ka kritikuar ambasadorin Martin Berishaj, duke e përshkruar si person me “afera korruptive multimilionëshe” që vazhdon të ketë mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti.
Çitaku thekson se Berishaj, si edhe disa figura të tjera, përfshirë Rozeta dhe Nagipi, mbrohen në mënyrë të pakushtëzuar nga Kurti, duke lënë të hapur pyetjen se përse ndodh kjo.