Çitaku fton Kusari-Lilën që t’i publikojë dëshmitë nëse dikush ka shkuar në vilën e Radoiçiqit

Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka ftuar publikisht Mimoza Kusari-Lilën, shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që të publikojë çdo foto ose video që ka në lidhje me kryeterroristin Milan Radoiçiqin.

Ajo kërkoi që nëse Kusari-Lila ka ndonjë informacion, ta depozitojë atë edhe në prokurori.

Çitaku ka theksuar se është koha që të mos operohet me konspiracione.

“E ftoj publikisht zonjën Kusari –Lila që të publikojë çfarëdo lloj foto apo video që ka. Nuk ka nevojë me operu me konspiracion, nëse ke diçka qite, madje jo vetëm ta  publikojë por ta deponojë në prokuroi se nëse dikush ka shkuar te Radoiçiqi në kohën kur ai është në kërkim kur ka shkel jo vetëm ligjet e Kosovë por është edhe në listë të zezë.  E ftoj që çfarëdo materiali që ka, ti publikojë  jo vetëm në publik por edhe në prokurori”, ka deklaruar Çitaku ne Debat Plus.

Deklarata e Çitakut vjen pas kritikave të Kusari-Lilës ndaj opozitës, e cila paralajmëroi se mund të publikohen fotografi nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit dhe dhurata për fëmijët e tij nga zyrtarët e mëhershëm të Qeverisë.

“Ata vazhdimisht kanë thënë ne nuk flasim me Listën Serbe, ne nuk koordinohemi me ta, ne nuk bashkëpunojmë me ta. Kanë sulmuar e kanë etiketuar me fjalë më të vrazhda qeveritë e kaluar dhe çfarë doli në pah, nuk po merremi me natyrën e raportit mes zonjën Kusari dhe Simiq nëse i thotë vëlla apo jo. Por me kordinu hapa me bisedu jo vetë për ligje por edhe gjykatë kushtetuese e çështje tjera”, ka deklaruar mes tjerash ajo.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika