Çitaku: Mesazhet e presidentit Clinton në Tiranë duhet marrë seriozisht, këmbana e fundit për ne

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së presidentit të 42-të të ShBA-ve, Bill Clinton gjatë ceremonisë pritëse në Shqipëri, i cili tha se ajo se çfarë po ndodh në veri të vendit është marrëzi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së presidentit të 42-të të ShBA-ve, Bill Clinton gjatë ceremonisë pritëse në Shqipëri, i cili tha se ajo se çfarë po ndodh në veri të vendit është marrëzi.

Çitaku ka thënë se ky është “momenti i fundit për të ndalur trenin e marrëzisë”.

Ajo është shprehur se mesazhet e presidentit Clinton në Tiranë duhet marrë seriozisht, duke e cilësuar këtë si këmbana e fundit për ne.

“E Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se Presidenti Clinton”, ka shkruar Çitaku.

Presidenti i 42-të i ShBA-ve për situatën në Kosovë dhe tensionet në veri të vendit, ka thënë se “do doja që mos të ndodhte kurrë” kjo mosmarrëveshje.

Clinton, këto tensine në Kosovë i ka cilësuar “marrëzi”, që duhet ndalur.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, që do doja që mos të ndodhte kurrë. Kosovarët i krijuan ato katër qytete, në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim. Gjëja që mund të bëjmë është: Ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë ceshtje e madhe politike mund te avancohet, duke pasur tension? Ka njerëz aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë që duhet tu thoni se ka nevojë të votohet, gjithmonë. Nëse mendon se për këto katër qyteza, shumë larg nga çdo laborator shkencor, ku modelohet sjellja përçarëse që po e nxit botën sot, sepse shumë vende preferojnë dominancën në ven të bashkëpunimit. Unë shpresoj se Shqipëria, do jetë në gjendje , që së pari ti tregojë botës se si duket një e ardhmja gjithëpërfshirëse”, ka thënë Clinton.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika