Partia Demokratike e Kosovës do të paraqesë një rezolutë menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar mbajtjen e një seance të veçantë për nesër.
Kështu ka deklaruar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Ka momente kur politika hesht dhe historia flet. Ky ka qenë një nga ato momente. Dua t’iu njoftoj se në seancën e parë të punës, bashkë me marrëveshjet ndërkombëtare, do të kërkojmë që të miratohet edhe Rezoluta e përgatitur nga ekspertë të pavarur për procesin në Hagë. Shpresoj që fryma e konsensusit që u reflektua dje për shtyrjen e seancës në orën 17:00, të reflektohet edhe nesër për miratimin e kësaj rezolute”, ka thënë Çitaku.