Çitaku: PDK-ja është fituese në këto zgjedhje lokale

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku  në konferencën e fundit për media për ditën e sotme, ka thënë pjesëmarrja e qytetarëve në votime është e kënaqshme dhe se PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve.

Çitaku u shpreh se nga informacionet që kanë në terren Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti komuna pa balotazh, njofton Dukagjini.

“Partia Demokratike e Kosovës është fituese e këtyre zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe është partia që shkon më së shumti në balotazh. Dëshiroj të bëjë të qartë edhe sa i përket rezultateve të Exit Poll-eve se e vërteta është në kutitë e votimit”, tha Çitaku.

Çitaku, mes tjerash, u shpreh se sa i përket garës për Prishtinën, janë të bindur që kandidati i tyre, Uran Ismaili, shkon në balotazh.

“Ndërsa sa i përket Prishtinës jemi të bindur se kandidati ynë Uran Ismaili shkon në balotazh”, tha Çitaku.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika