Çitaku: PDK respekton vendimin e Kushtetueses

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se kjo parti do të ndërmarrë hapa të rinj politikë në ditët në vijim, në përgjigje të zhvillimeve të fundit në vend.

Pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, Çitaku bëri të ditur se është vendosur që brenda pak ditësh të thirret Këshilli Drejtues i partisë, ku do të diskutohet për situatën aktuale politike dhe do të merren vendime konkrete për të ardhmen.

“Ne patëm mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimi ynë sot është që do të thërrasim mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda pak ditësh, ku do të diskutojmë për aktualitetin e rëndë politik në Kosovë dhe ku do të marrim vendimet e ardhshme politike që na presin.

Siç e dini jemi deklaruar edhe dje PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po besoj për secilin që e ka njohur dhe e ka ndjekur aktivitetin politik të PDK-së, respektimi i vendimeve të gjykatës për ne asnjëherë nuk është çështje diskutimi”, ka thënë Çitaku.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika