Çitaku reagon ndaj Albulena Haxhiut: PDK nuk ka bërë marrëveshje të fshehta me Listën Serbe

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur deklaratave të Albulena Haxhiut lidhur me Listën Serbe.

Çitaku ka theksuar se kjo listë nuk ka mundësi ta shantazhojë PDK-në, pasi, sipas saj, partia që ajo përfaqëson nuk ka pasur kurrë marrëveshje të fshehta me të.

“Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se qëndrimi i PDK-së është i bazuar në parime dhe në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini”, ka shtuar Çitaku.

Duke iu drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, Çitaku ka akuzuar se kanë lidhur “pakte të turpit” dhe kanë dëmtuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

“Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika