Çka do të thotë të jesh filozof në Kosovë?

“Nëse mësimet filozofike dimë t’i aplikojmë në jetën tonë, e bëjnë atë më të lehtë dhe më të bukur”.

Kështu vlerëson perspektivën e filozofisë, Ridvan Emini.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, ku u diskutua se çka do të thotë të jesh filozof në Kosovë, Emini tha se sfidat janë të shumta, pasi filozofia, siç thotë ai, shihet si djepi i të gjithave shkencave të tjera.

“Filozofia shihet si djepi i të gjithave shkencave tjera”, ka thënë Emini.

Po ashtu, edhe filozofi, Taulant Gashi, tha se të qenët filozof do të thotë të menaxhosh të folurit në vende ku duhet dhe të ketë kualitet e jo vetëm sasi.

Ai ka thënë tutje se filozofët kur debatojnë e kanë paksa të vështirë, sepse janë mësuar të kenë perspektiva të ndryshme.

“Debati bëhet më i vështirë në momentin kur personi që debaton është i betonuar në perspektivën e tij dhe nuk ka ide mbi atë që diskuton”, ka thënë Gashi.

Ata kanë përmendur edhe Konferencën Ndërkombëtare në Ditën Botërore të Filozofisë, e cila do të mbahet të enjten e 16 nëntorit.

“Kjo është konferenca e 14-të ndërkombëtare që e organizon Shoqata e Filozofëve të Kosovës. Ne shohim se ka pasur një progres goxha të mirë të organizimit, mund të themi me bindje se nga departamenti i filozofisë ka komunitete që qëndrojnë në hap me mendimtarët bashkëkohorë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, Emini ka thënë se risi në këtë konferencë është se do të marrin pjesë edhe nga shkenca të tjera, si bjeshkatarë dhe të atillë që merren me hiking, pasi, sipas tij, kjo u ofron të gjithëve qasje prospektive.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika