Clark pranon dekoratën “Ibrahim Rugova”, e ndarë nga Abdixhiku

Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark është dekoruar me “Dr. Ibrahim Rugova” nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK]

Foto/ Dorentina Thaqi

Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark është dekoruar me “Dr. Ibrahim Rugova” nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK].

Clark u nderua me dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Gjenerali, Clark ka falenderuar LDK-në, duke shtuar se sa herë kthehet ë Kosovë befasohet nga progresi që është bërë.

“Faleminderit shumë Lidhja Demokratike e Kosovës, sa herë që kthehem këtu, befasohem me progresin që është bërë”, tha gjenerali Clark.

Ndërsa, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij theksoi se gjenerali Clark është pjesë e historisë së republikës së Kosovës. Abdixhiku ka falënderuar për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

‘’Prania juaj sot këtu është një dëshmi e thellë e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë dhe solidaritetit që keni përfaqësuar përmes shërbimit tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes themelore për popullin e Kosovës. Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit dhe i një përkushtimi të palëkundur për drejtësi dhe paqe’’, ka theksuar Abdixhiku.

Ndryshe, Wesley Clark shërbeu si Komandant Suprem i Aleatëve në Europë i NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000, duke komanduar Operacionin e Forcave Aleate gjatë luftës në Kosovë. Ai kaloi 34 vjet në ushtrinë amerikane, duke marrë shumë dekorata ushtarake, disa tituj nderi dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Clark arrin në selinë e LDK-së

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika