Claudia Goldin fiton çmimin Nobel për Ekonomi

Claudia Goldin, profesoreshë në universitetin e Harvardit, ka fituar çmimin Nobel për ekonomi për avancimin e të kuptuarit të rezultateve të tregut të punës së grave

Claduia Goldin

Çmimi Nobel për Ekonomi për vitin 2023 i është dhënë Claduia Goldin-it, për punën e saj të shkëlqyer në fushën e ekonomisë dhe analizën e hendekut të pagave gjinore.

Ky çmim është një nderim i merituar për punën e saj të shquar në zbulimin e faktorëve kryesorë që ndikojnë në pagat dhe punësimin e grave, raporton BBC.

Hulumtimet e profesoreshës Goldin kanë bërë të ditur se çështja e hendekut të pagave gjinore është një problem i thellë dhe i ndërlikuar, por analiza e saj e të dhënave historike mbi fuqinë punëtore në SHBA ka sjellë dritë mbi shkaqet dhe pasojat e këtij hendeku.

Ajo është e treta grua që merr këtë çmim, dhe e para që e merr atë vetëm, pa ndarjen me kolegët meshkuj.

Ajo aktualisht është një prej udhëheqëseve të shquar të departamentit të ekonomisë në Universitetin e Harvardit.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka thënë se “Laureatja e këtij viti në Shkencat Ekonomike, Claudia Goldin, siguroi llogarinë e parë gjithëpërfshirëse të të ardhurave të grave dhe pjesëmarrjes në tregun e punës ndër shekuj”.

Çmimi Nobel për Ekonomi është i ndryshëm nga çmimet origjinale të Alfred Nobel dhe u krijua në vitin 1968, duke u financuar nga banka qendrore e Suedisë.

Profesorja Elinor Ostrom ishte gruaja e parë që fitoi këtë çmim në vitin 2009, duke e ndarë atë me Oliver E Williamson për kërkimet e tyre mbi qeverisjen ekonomike.

Në vitin 2019, çmimin e fitoi Esther Duflo, e cila e ndau atë me bashkëshortin e saj Abhijit Banerjee dhe Michael Kremer për punën e tyre në komunitetet e varfra në Indi dhe Kenia.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika