Çmimet e naftës rriten pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Çmimet e naftës janë rritur për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, të shkaktuara nga situata në Izrael dhe Gaza. Edhe pse Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, rajoni i Lindjes së Mesme ka një rol të rëndësishëm në furnizimin global të naftës

Çmimet e naftës janë rritur për shkak të shqetësimeve se situata në Izrael dhe Gaza mund të prishë prodhimin nga Lindja e Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 2.25 dollarë për fuçi në 86.83 dollarë, ndërsa çmimet në SHBA u rritën gjithashtu.

Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë prodhues të naftës, por rajoni i Lindjes së Mesme përbën pothuajse një të tretën e furnizimit global.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte përshkallëzimi më i madh midis dy palëve për dekada.

Njëherit vendet perëndimore i dënuan sulmet.

Një zëdhënës i Hamasit, grupi militant palestinez, i tha BBC-së se grupi kishte mbështetje të drejtpërdrejtë për lëvizjen nga Irani – një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, raporton BBC.

Irani mohoi përfshirjen në sulm në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork të dielën, raportoi Reuters. Por, presidenti Iranian, Ebrahim Raisi, ka shprehur mbështetjen për sulmin.

Analisti i energjisë, Saul Kavoniç, i tha BBC-së se çmimet globale të naftës janë rritur “për shkak të perspektivës së një zjarri më të gjerë që mund të përhapet në vendet e afërta të mëdha prodhuese të naftës si Irani dhe Arabia Saudite”.

Kavonic tha se rreth një e pesta e furnizimit global do të “mbahej peng” nëse kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike e tregtisë së naftës, ndërpritet.

Ngushtica e Hormuzit është vendimtare për eksportuesit kryesorë të naftës në rajonin e Gjirit, ekonomitë e të cilëve janë ndërtuar rreth prodhimit të naftës dhe gazit.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika