Comodita Home: Një pjesë e fabrikës përfshihet nga zjarri, nuk ka të lënduar

Comodita Home njofton opinionin se sot, në orët e pasdites, një pjesë e fabrikës së saj në Gjakovë është kapluar nga zjarri.

Fatmirësisht, punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe njësitë e zjarrfikësve, në përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.

Aktualisht, ende nuk janë konstatuar shkaqet e ndezjes së zjarrit dhe nuk mund të përllogaritet vlera e dëmit material.

Comodita Home dëshiron t’i falënderojë për intervenim të shpejtë ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e FSK-së, kryetarin e Gjakovës, drejtorin e AME-së, njësitë e zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni, Juniku, Deçani dhe Rahoveci, si dhe pjesëtarët e KFOR-it dhe të FSK-së për shprehjen e gatishmërisë për intervenim./KlanKosova

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika