Çuni: Më mirë të vazhdojë edhe disa muaj Qeveria Kurti se sa t’ia mundësojmë edhe një mandat

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka thënë se LDK-ja është në mes të dy mundësive; të vazhdojë punën Qeveria Kurti edhe për disa muaj apo t’i mundësohet edhe një mandat tjetër.

LDK-ja zgjedh opsionin e dytë thekson Çuni.

“…Pas këtyre dështimeve nga kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar. Ata do të duhet të jepnin dorëheqje, çdo forme tjetër, shpërndarje e fajit, është e papranueshme.

LDK-ja është në mes të dy mundësve, jo të dy mundësitë janë të mira. Po gjithnjë duhet me përzgjedh atë mundësit më pak të keqe. Të vazhdojmë punën edhe katër-pesë muaj me këtë Qeveria apo të ia mundësojmë kësaj Qeveria edhe një mandat tjetër qeveritar. Natyrisht që jemi për një Qeveri pesë gjashtë mujore”

Kryeministri, Albin Kurti, përmes disa skenarëve dhe përpjekjeve të tij, po tenton që ta dobësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kështu partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, të dalë fituese në zgjedhje.

Kështu ka pohuar deputeti i LDK-së, i cili e sheh si skenar dashakeq të Kurtit thirrjen e opozitës në darkë – ku vetëm PDK-ja iu përgjigj pozitivisht.

“Nëse ne jemi në vazhdën e përpjekjeve të tij që me skenarin tij, që ne si LDK t’i përshtatmi, këto bëhen me qëllim që ai me përfitu, dhe LDK-në sa më shumë me dobësu para zgjedhjeve dhe me i kriju parakushte që partia e tij të dalë fituese. Ai ka qenë i bindur që të gjithë do t’i përgjigjen pozitivisht dhe, me paraqit këtë përgjigje si përpjekje e përbashkët e opozitës ndaj Qeverisë së tij, edhe thjesht me nxitë emocione siç i ka nxitur në të kaluarën”, ka thënë Çuni në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika