D.Hoxha: Qeveria Kurti ia këputi lidhjet Milan Radojçiqit

Analisti Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria e Kosovës ia ka “këputur” lidhjet Milan Radojçiqit.

“Radojçiqi është kriminel, ka udhëhequr banda dhe kontrabanda…Shteti serb mund të gjejë mjetin që është i Radojçiqit dhe të realizojë politikat kriminale që u panë me Banjskën. Se Radojçiqit iu kanë këput lidhjet, iu kanë këputë dhe kontrabanda është ndërprerë, prandaj ka ardhë revolta e tij, prandaj vila e tij në veri nuk është në pronësi të tij”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës, kur Radojçiqi nuk është në veri, ajo pjesë e vendit do të ketë sukses në integrim.

“Krejt krimin e veriut e lidhim me Radojçiqin, prandaj Radojçiqi kur nuk është aty edhe veriu do të ketë sukses në integrim”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika