Daçiq e pranon që gënjeu për videon me Radoiçiqin: Gabova, s’desha ta shfajësoj

Ai e ka tërhequr deklaratën e tij duke thënë se ka qenë gabim i tij dhe se nuk ka dashur të dëmtojë apo justifikojë askënd

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është deklaruar lidhur me atë se çfarë ka thënë për videon që u prezantua nga Kosova për situatën që ka ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Ai e ka tërhequr deklaratën e tij duke thënë se ka qenë gabim i tij dhe se nuk ka dashur të dëmtojë apo justifikojë askënd, shkruan Danas.

“Dikush më tha se ishte një video më e vjetër, nuk e kontrollova, gabimi im, nuk kam dashur ta shfajësoj Radoiçiqin”, ka thënë ministri i Jashtëm serb duke iu referuar pamjeve ku shihej Millan Radoiçiq dhe grupi i tij terrorist në manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator ku i vrarë mbeti një polic i Kosovës.

Gjashtë ditë pas sulmit që ndodhi, avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, lexoi një letër e cila, sipas tij, ishte shkruar nga ai.

Në këtë letër ai ka pranuar se ka qenë mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika