Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ndërkombëtarët aktualisht po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi” në mënyrë që Kosova përfundimisht të pranohet në Këshillin e Evropës edhe pa e themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Daçiq megjithatë tha se ndërkombëtarët aktualisht po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin.

“Ka presion ndaj Kurtit që të bëjë, siç thonë ata figurativisht duke përdorur një term që nuk do të thotë asgjë, ‘një hap të pakthyeshëm drejt formimit të Asociacionit’. Dhe cili do të ishte një hap i pakthyeshëm? Epo, kjo është tani pyetja miliona dollarëshe”, tha Daçiq për TV Prva.

Ai tha se Kosova në këtë rast mund t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit.

“As nuk e di se çfarë është hapi i madh në këtë, sepse Gjykata Kushtetuese mund të thotë kur të ketë mbaruar gjithçka që nuk e pranon. Pra këtu nuk ka asnjë garanci që dikush do të thotë ‘mirë, ne e kemi pranuar statutin. Pra, le të vazhdojmë’”, tha Daçiq.

Ai kujtoi se vota e 31 vendeve evropiane është e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe se nëse Italia, Franca dhe Gjermania kanë disa rezerva para votimit, Kosova s’do të kishte asnjë shans./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika