Daçiq për anëtarësimin e Kosovës në KiE: Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Presidenti i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, pas takimit me presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Cox, në qytetin e Kretës në Greqi, shfrytëzoi rastin për të ngritur çështjen e kërkesës së fundit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidenti i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, teksa ka folur për çështjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka paraqitur qëndrimin dhe argumentet e Serbisë, që sipas tij, “konfirmojnë se do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Kështu ka thënë ai pas takimit me presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Cox, në qytetin e Kretës në Greqi.

“Do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me vlerat e përfaqësuara nga kjo organizatë ndërkombëtare, siç janë të drejtat e njeriut”, ka thënë Daçiq, shkruan Danas.

Presidenti i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq

Ndërkaq, të enjten e 12 majit, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se kanë miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”.

Ky vendim i miratuar të enjten, sipas Qeverisë së Kosovës, e obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar në parim Nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”. Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë, që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Javë më parë, Kosova kishte marrë mbështetjen për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës edhe nga anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham.

“Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë”, kishte shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, lidhur me një aplikim të mundshëm të Kosovës për anëtarësim në KE, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte shprehur optimiste. Ajo kishte thënë se Kosova është duke u përgatitur për një gjë të tillë.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më pesë maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike.

Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh.

Kosova nis aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika