Daçiq thotë se Faton Hajrizi është vrarë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se është likuiduar vrasësi i policit serb

Faton Hajrizi

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është vrarë Faton Hajrizi, i cili ishte arratisur nga burgu në Kosovë dhe dyshohej se kishte vrarë një polic serb në Lloznicë, afër kufirit me Bosnjën.

“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e një polici në afërsi të Loznicës”, ka thënë Daçiq, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut, raporton Radio Evropa e Lirë.

Siç raportojnë mediat serbe, Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj thuhet është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen mërgimtarët nga Presheva, ku presin për të ikur përtej lumit.

Pamje ku shihet i vrarë Faton Hajrizi.

Daçiq më herët gjatë së premtes ka deklaruar se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë po ashtu publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim.

Rasti i vrasjes së policit serb dhe plagosja ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Hajrizi si i dyshuar është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur.

Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika