Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për një kandidat

Valdete Valdete Daka, ish-kryetare e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një linjë direkte në emisionin Debat Plus ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur të ketë dallim prej 6 mijë votash për një kandidat.

Ajo ka theksuar se edhe në të kaluarën ka pasur rinumërime të votave.
“Po, ka pasur rinumërime shumë shpesh, thuajse në çdo palë zgjedhje ka pasur rinumërime. Ka pasur edhe rivotime, edhe në qytete edhe në qendra të votimit, shumë shpesh. Domethënë, s’ka pasur zgjedhje kur nuk ka pasur rinumërim, por nuk ka pasur dallime kaq të mëdha sikur këtë herë; nuk ka pasur dallime 5 mijë, 6 mijë, 2 mijë, sikur sot që u përmendën”, ka thënë Daka.

Ajo tutje ka shtuar se arsyet pse ka ndodhur ky fenomen tani duhet të elaborohen më tej, në mënyrë që të gjenden shkaqet.
“Shqyrtim më i thellë, sidomos i ndryshimeve ligjore që kanë ndodhur në vitin 2023, me sa më kujtohet. Duhet me u marrë drejtësia me këtë çështje, sikur që është marrë në vitin 2010”, ka deklaruar Daka.

Sipas saj, në vitin 2010, pas asaj që ajo e cilëson si “vjedhje industriale”, përveç rivotimeve në disa qytete, KQZ-ja kishte dërguar rreth 2 mijë kallëzime penale.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika