Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar seanca gjyqësore ndaj Zoran Kostiqit dhe Dragan Miloviqit, te akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Sot do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit Naim Haliti.
Në seancën paraprake janë dëgjuar dy dëshmitarët të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri. Të dy dëshmitarët kanë deklaruar se të akuzuarin Kostiq e kanë njohur nga periudha e paraluftës dhe se gjatë luftës ai kishte qenë i uniformuar.
Dëshmitari Rrahim Tahiri, duke përmendur krimet e kryera në disa fshatra të komunës së Vushtrrisë, ka deklaruar se i akuzuari Kostiq “nuk ka vend që s’ka marrë pjesë”.
Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq akuzohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe formacioneve paramilitare serbe, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë konfliktit në Kosovë./EO