Dalin rezultatet e para, Lugina me mbi 100 mijë të regjistruar

Bazuar në publikimin e rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë në Serbi, siç raporton Spektri, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare ka më shumë se 100 mijë banorë

Ilustrim, FOTO: Spektri tv

Enti Republikan i Statistikave ka publikuar të mërkurën rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë në Serbi, shkruan Spektri.tv.

Sipas këtyre rezultateve, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare ka më shumë se 100 mijë banorë.

Sipas këtij publikimi, në komunën e Bujanocit janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur vetëm 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune.

Në komunën e Preshevës janë regjistruar 60 mijë e 568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35 mijë e 097 banorë.

Enti Republikan ka sqaruar edhe për dallimin në shifra mes personave të regjistruar dhe numrin zyrtar të banorëve.

“Regjistrimi përfshin shtetas të Republikës së Serbisë me vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Serbisë, si dhe shtetas të Republikës së Serbisë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, të huaj me qëndrim të përhershëm dhe të huaj të cilëve u është lejuar qëndrimi i përkohshëm në Republikën e Serbisë” thuhet në njoftim.

Në totalin e personave të regjistruar përfshihen edhe personat e pranishëm përkohësisht të cilët janë regjistruar dy herë, një herë në vendin ku banon familja e tyre dhe herën e dytë në vendin ku studiojnë ose punojnë këta persona, si dhe personat që kanë braktisur vendbanimin e tyre dhe janë në gjendje kritike, banonin jashtë vendit në kohën e regjistrimit, pavarësisht nga kohëzgjatja e mungesës.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika