DASH njofton pezullimin e menjëhershëm të vizave për mbajtësit e pasaportave afgane

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të premten se ka pezulluar menjëherë lëshimin e vizave për personat që udhëtojnë me pasaporta afgane.

“Departamenti po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe publike të SHBA-së”, shkruhet në postimin e bërë në platformën X.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se mbrojtja e kombit dhe qytetarëve amerikanë mbetet prioriteti kryesor.

Ky vendim u mor pas identifikimit të Rahmanullah Lakanwal, një shtetasi afgan, si autori i dyshuar i sulmit në afërsi të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, ku u vra një anëtar i Gardës Kombëtare dhe u plagos një tjetër.

Pas incidentit, SHBA-të pezulluan të gjitha procedurat e imigracionit për shtetasit afganë. Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) njoftuan se kanë ndalur gjithashtu të gjitha vendimet për azil.

“USCIS ka pezulluar vendimet për azil derisa të sigurohemi se çdo i huaj verifikohet dhe shqyrtohet në nivelin më të lartë të mundshëm. Siguria e popullit amerikan është gjithmonë prioritet”, shkroi drejtori i USCIS-it, Joseph Edlow, në X.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika