“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, rrëfehet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj, 16 prill 2024.

Dardane Bala, familjare dhe shoqe e gruas që u vra nga bashkëshorti saj në Pejë, ka rrëfyer për jetën bashkëshortore që kishin viktima dhe i dyshuari – për vrasjen tashmë.

Ajo ka thënë se dashuria e madhe ndaj bashkëshortit ia mori jetën.

“Jua kom ditë raportet gjithë jetën, deri në momentin e fundit. E ka dashur shumë atë. E ka dashtë tej mase -, deri në momentet e fundit nuk ka heq dorë nga Edi. Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori edhe jetën.

Unë për atë pjesë nuk nuk mundem me bisedu, se nuk nuk jam krejtësisht e sigurt. Edi ka qenë i papunë një kohë të gjatë, ka qenë në depresion. Ajo është munduar dhe kujtuar për të. Mund të them që pak e ka neglizhu edhe mjekësia dhe organet e shtetit. Ka tentu disa herë me kuru me çu nëpër mjekë…”, ka thënë Bala në “Debat Plus.

Teksa ka folur për problemet që kishin në martesë, Bala gjithashtu ka treguar se të dyja vajzat e kanë parë nënën e tyre të gjakosur.

“Kemi qenë në dijeni edhe rrethi, edhe shoqëria, po Xhuljeta e ka mbajt në rreth problemet me bashkëshortin. Ka dashtë me mbrojt prej të gjithëve, edhe pse familjarët janë ata që i sugjerojnë të ndahet, por ajo nuk ka pranuar, i ka qëndruar pranë gjithmonë… Edhe vajza e madhe, edhe e vogla e kanë parë nënën të gjakosur”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika