Ramiz Lladrovci në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Asambleja Komunale “nuk është asgjë”, derisa ka polemizuar me analistin Dardan Gashi.
Gashi, në debat, ka deklaruar se PDK ka dalë e dyta në Prishtinë me vota partiake, pra për Asamblenë Komunale, pas LDK-së, duke e cilësuar këtë si një arritje për subjektin politik, por Lladrovci e ka kundërshtuar atë.
“O ti, Asambleja është kurgjo hiq”, ka thënë Lladrovci.
“Unë i kam fituar 11 këshilltarë ose asambleistë, PDK i ka fituar 10, të tjerët i kanë fituar, Vetëvendosje 2 dhe nja 4 janë ka një… çka janë këshilltarët? Këshilltarët kanë me votu buxhetin, buxheti ka me u votu për të gjithë qytetarët ku unë jam kryetar… çfarëdo buxheti që e voton Kuvendi, unë e zbatoj, pastaj ecim përpara sepse zhvillimi ka me qenë brenda komunës. Asambleja të vyn kur ti don me dhënë prona…”, ka thënë ndër të tjera ai.