“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik në Kosovë

Emisioni më i shikuar politik në Kosovë pakontestueshëm mbetet “Debat Plus” me 29.15% të shikueshmërisë. 28.38% e audiencës nuk shikojnë debate politike, i dyti renditet ‘Rubikon’ me 13.27%.

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit Poll” ka rezultuar më e sakta nga të gjitha matjet e realizuar në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt 2025. 

Në mesin e pyetjeve të cilat janë shtruar në pyetësor ka qenë edhe “Cilin emision të debateve politike e keni shikuar më së shumit gjatë fushatës zgjedhore?”.

Bazuar në përgjigjet e dhëna nga respodentët e intervistuar, del se emisioni politik bindshëm më i shikuar në Kosovë vazhdon të mbetet “Debat Plus”, që prinë me 29.15%.

Shumë interesant mbetet edhe përgjigja e atyre që kanë deklaruar se nuk shikojnë debate politike, që ka rezultuar në 28.38%.

Ndërkohë, emisioni i dytë më i shikuar ka dalur “Rubikon” i Klan Kosovës me 13.27% të audiencës. Pas tij janë renditur:

–           “Debat Zgjedhor” në RTK 6.16%

–           “Pressing” në T7 me 6.06 %

–           “Politiko” në Kanal 10 me 4.40%

–           “Konfront” në KTV me 3.44%

–           “Click” në  TV 21 me 2.32%

–           “Këndi i Debatit” Tëvë1 me 2.09%

–           “Compass” në ATV me 1.60%

Ndërkohë, 2.33% e respodentëve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika