Dedaj në Speciale: Në të kaluarën kam bërë deklarata të pamatura, kërkoj falje

Gjergj Dedaj, Ish-ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë e Veriut

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë Gjergj Dedaj, i cili është dëshmitari i 33-të (me kodin Ë03825) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dedaj është ankuar për pyetjet që ZPS i ka bërë ndaj tij, duke thënë se ka kaluar shumë kohë dhe se disa gjëra nuk i kujtohen.

Lexo edhe: Dedaj në Gjykatën Speciale: Rugova ishte themelues i shtetit, Thaçi e përmbylli procesin e pavarësisë

Po ashtu, ai tha se në të kaluarën ka bërë deklarata të pamatura dhe se tash është pishman për to.

“Po bëni padrejtësi ndaj meje, po më pyesin për gjërat që kanë kaluar 25 vjet… Detajet nuk mund t’i mbajë mend, këto deklarata i kam bërë në presionin shpirtëror, për shkak të rivarrimeve, pjesëtarëve të vdekur… disa deklarata i kam bërë jashtë vetes time, të pamatura, që ndihem keq, kërkoj falje publike, nuk kanë të bëjnë me realitetin”, tha ai.

Dedaj vazhdoi duke thënë se nuk i kujtohen mirë ngjarjet e viteve 98-99.

“Nuk më kujtohet. Madje, për shumë gjëra me më pyet çka kam bërë për këto tri ditë në Hagë, nuk i di”, tha ai.

Ndryshe, këtë seancë, Jakup Krasniqi është duke e ndjekur përmes videolidhjes, ndërsa të akuzuarit e tjerë janë prezent në sallë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika