“Defender Europe 25” nis të dielën, forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Më 25 maj Shqipëria do të mirëpresë njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe në Evropë, të njohur si “Defender Europe 25”.

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu i cili ka shtuar se kjo stërvitje do të jetë nën drejtimin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).

Në kuadër të kësaj stërvitjeje të përbashkët, forcat e NATO-s dhe shteteve partnere do të angazhohen në ushtrime ushtarake në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, me fokus në disa skenarë operativë jetikë për sigurinë rajonale dhe aleate.

“Më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: Defender Europe 25, e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA (USEUCOM). Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen e objekteve kritike, operacione sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe për sigurinë në pika kyçe dislokimi”, ka shkruar Vengu.

Ministri ka shtuar se ky është një test i ndërveprueshmërisë dhe një mesazh i qartë se NATO është e bashkuar. Stërvitja Defender Europe organizohet çdo vit nga ushtria amerikane në bashkëpunim me aleatët e NATO-s dhe ka për qëllim forcimin e gatishmërisë ushtarake, rritjen e besueshmërisë strategjike dhe garantimin e sigurisë kolektive në rajon.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika