Deklarata e Kurtit për Trump, Haziri: Politika amerikane karshi Kosovës është mbipartiake

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në lidhje me deklaratën e Kurtit se ekziston një frikë në Kosovë e Evropë për rikthimin e mundshëm të Trump në krye të ShBA-së ka thënë se Kosova nga Amerika është trajtuar si interes strategjik pavarësisht kush ka qenë në krye të administratës

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka një lloj frike në Evropë e Kosovë për kthimin e Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka thënë se politika amerikane karshi Kosovës është mbipartiake.

Në një bisedë telefonike në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, Haziri ka thënë se Kosova nga Amerika është trajtuar si interes strategjik, pavarësisht kush ka qenë në krye të administratës.

“Politika amerikane karshi Kosovës është mbipartike, Kosova është trajtuar si interes strategjiko-amerikan, pavarësisht kush ka qenë në krye të administratës”, ka deklaruar Haziri.

Madje, Haziri ka thënë se marrëveshja më e mirë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi u nënshkrua në kohën e Trumpit.

“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump”, ka vijuar ai.

Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Zyrtarët amerikanë e vlerësuan marrëveshjen e Washingtonit si një fillim të ri për Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar se në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën, ka një lloj frike për kthimin e Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Derisa ka folur në margjinat e sesionit të Institutit ODI për çështjet globale në Londër, Kurti ka thënë se “me kthimin e presidentit Trump ka njëfarë stresi dhe ankth në të gjithë kontinentin, e as Kosova nuk është ndryshe”.

Sipas Kurtit, rikthimi i mundshëm i Trumpit në pushtet i streson liderët evropianë për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të egra dhe të papritura të politikave.

“Nuk është se mund të ndodhë diçka e keqe, por ekziston frika për diçka të panjohur. Çfarë do të bëjnë ata (v.j. SHBA-ja) dhe si do ta mendojnë, si një urgjencë e caktuar mund ta rrëmbejë të gjithë agjendën – kjo është ajo për të cilën shqetësohen më shumë njerëzit”, ka thënë ai në një intervistë për “Semafor”.

“Ka disa aspekte të qeverisjes, politikëbërjes, dhe të opinionit publik me të cilin po përballet për herë të parë SHBA-ja në ditët e sotme”, ka shtuar Kurti.

Kurti tha gjithashtu se marrëdhëniet e tij jo të mira me ish-të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mund të jenë sfidë nëse Grenelli siguron një pozitë tjetër të lartë të politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare në administratën e re amerikane.

“Ndoshta, ne nuk jemi në krye të listës (V.J. të Trumpit). Ai do të merret me disa vende të tjera paraprakisht”, ka thënë Kurti duke qeshur.

Kurti: Ekziston një ankth në Evropë e Kosovë nga rikthimi i mundshëm i Trump

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika