Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo.
Ai më tej është shprehur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin është jokushtetues.
“Dekreti për shpërndarjen nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta”.
”Dekreti per shperndajen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja nuk eshte Kushtetues. Prandaj ky përbën edhe një lëndë për Gjykatën Kushtetuese, andaj le të presim me durim”, ka thënë ai.
Më tej ai është shprehur:
”Nuk besoj qe zgjedhjet e perseritura jane zgjidhje. Nuk shoh diferenca te medha (ne rezultat). I falenderoj edhe kryetarin Hamza edhe kryetarin Abdixhiku për këtë qasje të re. Takimet ishin konstruktive. I falenderoj që edhe kur nuk jemi takuar, kemi komunikuar. Kemi komunikuar direkt, pa sekretarë e ndërmjetës”.