Delegacioni i Hamasit diskuton me zyrtarët në Moskë për lirimin e pengjeve

Delegacioni i Hamasit ka vizituar Moskën për të diskutuar situatën në Rripin e Gazës, përfshirë lirimin e pengjeve dhe evakuimin e të huajve, sipas Ministrisë së Jashtme ruse

Moussa Abu Marzouk u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në vitin 2017.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar më 26 tetor se delegacioni i grupit militant Hamas e ka vizituar të enjten Moskën, për të diskutuar për situatën në Rripin e Gazës.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesit e lëvizjes palestineze janë duke e vizituar Moskën”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo ka thënë se edhe zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri Kani, e ka vizituar Moskën më 26 tetor.

Sipas mediave ruse, Ria Novosti dhe TASS, në krye të delegacionit palestinez është lideri politik i Hamasit, Abu Marzouk.

Në njoftimin e Ministrisë ruse është thënë të jetë diskutuar për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës dhe për evakuimin e të huajve, përfshirë shtetasve rusë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Uashingtoni e di se një numër i madh njerëzish janë vrarë në Gazë, mirëpo nuk ka konfirmim të saktë të numrave, dhe se nuk iu beson deklaratave të lëshuara nga Hamasi. /REL

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika